Prishtina F kualifikohet në gjysmëfinalen e madhe të Kupës së Kosovës 

Volejboll

Prishtina F kualifikohet në gjysmëfinalen e madhe të Kupës së Kosovës 

Nga: K.G. Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 21:39
Prishtina F kualifikohet në gjysmëfinalen e madhe të Kupës së Kosovës 

Volejbollistet e Prishtina F kanë arritur sukses të madh, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e madhe të Kupës së Kosovës (femrat). Vashat e Prishtina F treguan lojë shumë të mirë duke e mundur në cilësinë e mysafirit me 3:0 Prishtinën e Re.

Bahri Gjinovci, kryetrajner i Prishtina, F, tha se është një sukses dhe aq me tepër se kjo skuadër deri me tash ka shënuar fitoren e pestë rresht, katër në kampionati dhe një në Kupë.

Prishtina F është mobilizuar në të gjitha aspektet dhe synojnë dhe finalen e Kupës. Në klubin e Prishtina F po bëhet punë e madhe nga presidentja Ganimete Gërbovci, drejtori sportiv Mehdi Mehmeti, trajnerët Bahri Gjinovci dhe Adriatik Kajtazi,  pa e harruar edhe Fejzullah Ademin, sekretar klubi.

Një kualifikim i madh i kësaj skuadre, me lojtare mjaft të mira, si Donika Xhemajli, Entela Muqolli,  Natalia Tahiri, Jehona Berisha, Arbesa Drushtini, Leonita Hoxha, Nita Bekteshi etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat