Operohet volejbollistja e talentuar e Kosovës

Volejboll

Operohet volejbollistja e talentuar e Kosovës

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 22:47
Arta Ramadani dhe Melirona Avdullahu

Volejbollistja e talentuar e Ferizajt, Melirona Avdullahu, është operuar me sukses!

“Operohet volejbollistja Melirona Avdullahu, lojtarja me e mirë në Kosovë për U-14 në vitin 2018. Kadetja më e mirë në komunën e Ferizajt, pjesë e kombëtares U-17 në gara ballkanike. Pjesë e ekipi DREAM TEAM në garat ballkanike.

Kampione U-16 dhe U-18 në vitin 2019. Pjesë e kombëtares U-19 në Ankara, pjesë e kombëtares U-17 në Bosnjë, kampione në beachvolley U-18 dhe U-20.

Image

Pjesë e kombëtares në beachvolley në Kampionatin Evropian U-18 në Austri dhe në gara ballkanike në Kosovë U-22 2020.

Pjesë e kombëtares U-19 në Mal të Zi dhe lojtarja pranuese më e mirë në formacion të vitit.

Lojtarja e shpallur MVP U-18 nga Federata e volejbollit, kampione e Kosovës beachvolley U18 dhe U20. Pjesë e kombëtares U-18 në beachvolley në Turqi, vendi i 13-të në Evropë. Pjesë e kombëtares U-20 në beachvolley në Çeki.

Faleminderit për të gjithë ata që kontribuan që operimi të kaloj me sukses”, tha Arta Ramadani, trajnere e Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat