Drita mobilizohet për sfidën e Kupës së Evropës

Volejboll

Drita mobilizohet për sfidën e Kupës së Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 18:14
Drita mobilizohet për sfidën e Kupës së Evropës

Skuadra më e organizuar në vendin tonë në sportin skofiar në konkurrencën e femrave, Drita nga Gjilani, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për sfidën e Kupës Evropiane në volejboll.

Drita nesër dhe pasnesër do të ndeshet me klubin nga Çekia, Selmy Brno, që luhet në palestrën e sportit

“Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.

Image

Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, shpreson e beson se do ta kanë paraqitje të mira ndaj çekeve. Drita ka kushte shumë të mira duke iu falënderuar edhe presidentit të klubit Jakup Shabani.  

“Po rikthehemi në Kupat Evropiane.
Në mesjavë na presin dy sfida të rëndësishme për klubin, tifozët e mbështetësit e shumtë.

Të mërkurën e të enjten, dy super duele në CEV Cup.
Shkaku i pandemisë, ndeshjet zhvillohen pa shikues”, njofton KV Drita.
 
E mërkurë, 20:00
Drita - Selmy Brno
E enjte, 20:00
Selmy Brno - Drita

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat