Prishtina F - lidere në Superligën e Kosovës

Volejboll

Prishtina F - lidere në Superligën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 19:05
Prishtina F - lidere në Superligën e Kosovës

Prishtina F është lidere e Superligës së Kosovës në volejboll (femrat).

Volejbollistet e Prishtinës me lojë e rezultat 3:0 (25:3. 25:11, 25:18) dërrmuan Feronikelin nga Drenasi, në kuadër të javës së pestë.

Prishtina është e pandalshme në pesë javët e para, e cila ka po aq fitore dhe ka arritur pikë maksimale. 
Vashat prishtinase zbatuan me përpikëri udhëzimet e kryetrajnerit Bahri Gjinovci, si rrjedhojë e kësaj edhe fitorja është bindëse ndaj mysafireve. 

Prishtina pa asnjë problem e fiton setin e parë me 25:3, ndërsa në setin e dytë vazhdojnë pothuajse me të njëjtin ritëm dhe ngadhënjejnë me 25:11. Seti i tretë ka qenë me rivalitet por vendaset nuk lejojnë befasi, duke fituar me 25:18 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0. 

Volejbollistet Entela Muqolli dhe Leonita Hoxha janë më të mirat e kësaj sfide, po ashtu kontribut të madh kanë dhënë edhe të gjitha lojtaret tjera për fitoren bindëse. 

Gjinovci me ndihmëstrajnerin Adriatik Kajtazin janë të lumtur për tre pikë të reja, ndërsa drejtori sportiv Mehdi Mehmeti, presidentja Ganimeve Gërbovci, sekretari i klubit, Fejzullah Ademi, janë të kënaqur për lojërat e vashat të tyre dhe për rezultatet impresive në pesë javë e para.

Prishtina udhëheq tabelën me 15 pikë apo me 5 fitore rresht, duke lënë pas Dritën me 12 pikë por që ka një takim me pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat