Skuadra çeke fiton sfidën, Drita tregon lojë të mirë

Volejboll

Skuadra çeke fiton sfidën, Drita tregon lojë të mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 21:18
Pamje nga ndeshja e sotme

Drita nga Gjilani tregon lojë të mirë në ndeshjen e parë të Kupës Evropiane (CEV Cup) por mposhtet nga ekipi i Republikës së Çekisë, Selmy Brno, me rezultat 3:0 (25:14, 25:19, 25:18). 

Ndeshja u zhvillua pa shikues në palestrën e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjila.
Seti i parë ka qenë deri diku me rivalitet, ku në një moment rezultat ishte 9:9, por më pas çeket zotëruan dhe fituan me 25:14.
Në setin e dytë Drita ka bërë paraqitje më të mirë përmes Rukie Mujës dhe Elvira Bajraktarit, por jo edhe që të befasojnë rivalen. Çeket e fituan setin me rezultat më të ngushtë, 25.19.

Image

KV Drita

Edhe seti i tretë mjaft i mirë por vjen në shprehje cilësia të çeket. Volejbollistet Valmira Ramadani, Dhurata Sylejmani, Blinera Jahaj, Fjolla Hyseni treguan lojë të mirë me shoqe në setin e tretë por dot që të fitojnë.  Çeket fituan setin me 25:18 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0. 

Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës, e nxori maksimumin nga vashat e tij, në takimin e parë të Kupës Evropiane. Vashat e Dritës me gjithë humbjen lanë përshtypjen të mirë, të cilat besojnë dhe shpresojnë se nesër (në orën 20.00) do të arrijnë rezultat më të mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat