M - Technologie shkatërron me lojë e rezultat Kastriotin 

Volejboll

M - Technologie shkatërron me lojë e rezultat Kastriotin 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 21:05
M - Technologie shkatërron me lojë e rezultat Kastriotin 

Kampionja në fuqi, M - Technologie nga Prishtina, me lojë dhe rezultat 3:0 (25:5, 25:10, 25:13) shkatërron Kastriotin e Ferizajt, në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës.

Volejbollistet prishtinase nuk treguan aspak respekt për rivalen e vjetër, sidomos në setin e parë kur ngadhënjyen me 25:5. 

Në setin e dytë dhe të tretë po ashtu treguan lojë shumë të mirë, duke i fituar me 25:10 përkatësisht 25:13 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0. 

M - Technologie ka arritur tre pikë shumë të mëdha në palestrën e kolegjit ‘Univers’ ne Bardhosh. 
Kryetrajneri i M-Technologie, Naser Krasniqi, është i lumtur për lojën dhe fitoren e thellë. 

M - Technologie së bashku me Prishtina F kryesojnë tabelën, secila ka nga 15 pikë, përveç që Prishtina ka një takim me pak.
Edhe junioret e M – Technologie ishin më të mira, duke fituar me 2:0 (25:20, 25:18 ) ndaj Kastriotit.
Ekipin e M - Technologie ditën e hënë takohet me ekipin rival të Prishtinës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat