Prishtina F nuk njeh kundërshtare - 6 fitore rresht, sundojnë në Superligën e Kosovës

Volejboll

Prishtina F nuk njeh kundërshtare - 6 fitore rresht, sundojnë në Superligën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 18:26
Prishtina F nuk njeh kundërshtare - 6 fitore rresht, sundojnë në Superligën e Kosovës

Volejbollistet e Prishtina F nuk njohin rivale në Superligën e Kosovës. 

Vashat nga kryeqyteti pa mund të madh triumfojnë me rezultat 3:0 (25:12, 25:11, 25:16) ndaj Grykës, në takimin që u zhvillua në Drenas.

Skuadra më e vjetër në kryeqytet në konkurrencën e femrave, setin e parë e filloi furishëm, duke triumfuar me 25:12, të cilat me të njëjtin ritëm vazhdojnë edhe në setin e dytë, duke ngadhënjyer me 25:11. 

Në setin e tretë Gryka u orvat me mish e më shpirt por të pafuqishme ndaj vashave të Prishtinës, që dallonin me cilësi. 

Edhe setin e tretë kryeqytetaset e fitojnë me 25:16 dhe ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 3:0. 
Prishtina ka shënuar fitoren e gjashtë rresht nga gjashtë takimet e deritashme, duke u shndërruar në një ekip të frikshme për secilën kundërshtare! 

Volejbollistet e Prishtinës, kush më shumë e kush më pak dhanë maksimumin për fitoren e gjashtë rresht, që nga Elda Muçolli, Jehona Berisha, Leonita Hoxha, Donika Xhemajli, Albesa Drushiti, Natalia Tahiri, Finesa Sylejmani, Mirjeta Bylykbashi, Nita Bekteshi, Rrahime Maliqaj etj.

Pas ndeshjes kryetrajneri i Prishtinës, Bahri Gjinovcit, i buzëqeshte fytyra për fitoren e gjashtë dhe  ka fjalë miradije për angazhimin dhe lojën e mirë të volejbollisteve të tij. 

Ai së bashku me Adriatik Kajtazin dhanë instruksione që i zbatuan me sukses volejbollistet. 

Edhe drejtori sportiv, Mehdi Mehmeti, edhe presidentja Ganimete Gërbovci, edhe sekretari Fejzullah Ademi dhe gjithë udhëheqësia e klubit, janë sikur në qielli e shtatë jo vetëm për fitoret rresht, por që kanë ndërtuar një ekip model, me synime të qarta, për të luftuar edhe për titullin e kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat