Kadriu: Në FVK këto gjëra po bëhen me shoqëri dhe nuk mërziten fare qe e dëmtojnë dikënd tjetër 

Volejboll

Kadriu: Në FVK këto gjëra po bëhen me shoqëri dhe nuk mërziten fare qe e dëmtojnë dikënd tjetër 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 21:13
Kadriu: Në FVK këto gjëra po bëhen me shoqëri dhe nuk mërziten fare qe e dëmtojnë dikënd tjetër 

Klubi i volejbollit Skenderaj është i revoltuar me vendimin e Komesarit të Garave të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Lulzim Gërguri, që vendosi për fitoren e Dritës me rezultat zyrtar 3:0 kundër ekipit skenderajas. 

Drita është në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, ku do të takohet me M-Technologie nga Prishtina, ndërsa Skenderaj eliminohet. 

Arsyeja e rezultatit zyrtar është se FVK ka kërkuar që ndeshja të luhet jashtë Skenderajt, në një palestër ku i plotëson kushtet, ndërsa skenderajasit kanë refuzuar sepse sipas tyre, salla i ka kushte për lojë normale.

Trajneri i Skenderajt, Yll Kadriu, tregon se si u vendos ndeshja në tavolinë. 

“Arsyeja e humbjes me rezultat zyrtar është sepse të gjithë i frikësohen KV Skenderaj, dhe nuk kanë dëshirë ta shohin me suksese. 

Arsyetimi pse ata nuk dëshirojnë të luajnë në Skenderaj është sepse palestra jone s’ka shkallë për publik, e ne të gjithë e dijmë që gjendemi në pandeminë Covid 19, dhe tifozët nuk lejohen të vijnë.

Në qershor të vitit 2020, vetë federata lejoj që Play-off-i të zhvillohet në Skenderaj për shkak të situatës së rëndë të pandemisë, duke i refuzuar kërkesat e disa klubeve për të mos luajtur në Skenderaj, ndërsa tani kur kërkesa për të mos luajtur në Skenderaj erdhi nga një klub tjetër, ata e aprovuan sepse këto gjëra po bëhen me shoqëri, dhe nuk mërziten fare qe e dëmtojnë dikënd tjetër.

Ne e kemi dërguar me kohë ditën, datën dhe orën e ndeshjes, dhe e kemi lajmëruar edhe në rrjetet sociale, kur papritur komesari favorizon një ekip tjetër duke i kaluar në finale pa luajtur fare”, tha Kadriu për gazetën “Bota sot”.

Trajneri i Skenderajt tha se e kupton frikën por jo edhe vendimin!

“Ne e kuptojmë frikën e kundërshtareve dhe mënyrat e tyre për të pasur sukses pa u djersitur dhe duke i dëmtuar në forma të ndryshme, por besomëni që këtë sukses ne si KV Skenderaj kurrë nuk do ta pranonim pa e fituar me djersë”, thotë Kadriu.

Skenderaj ka çdo dëshmi në email për të gjitha gjërat që kanë ndodhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat