Kadriu reagon ndaj FVK-së: Është gjynah qe djersën e dikujt me e hedh poshtë dhe mos me na lejuar as me luajt 

Volejboll

Kadriu reagon ndaj FVK-së: Është gjynah qe djersën e dikujt me e hedh poshtë dhe mos me na lejuar as me luajt 

Nga: K.Goca Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 17:19
Kadriu reagon ndaj FVK-së: Është gjynah qe djersën e dikujt me e hedh poshtë dhe mos me na lejuar as me luajt 

Klubi i volejbollit Skenderaj (femrat), janë të revoltuar në vendimin e Komesarit të Garave të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Lulzim Gërguri, i cili vendosi ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Dritës nga Gjilani. 

Drita kualifikohet në finalen e Kupës, e cila nesër në Gjilan në orën 16.00 ndeshet me M-Technologie nga Prishtina, kampion në fuqi. 

“Kushti i parë mu merr me sport, duhet me pas ??!

Qe suksesi i KV Skenderaj ju pengon e kemi kuptu më herët, por qe i frikësoheni aq shumë, na e vërtetuat 100%.
Është gjynah qe djersën e dikujt me e hedh poshtë dhe mos me na lejuar as me luajt.
Ne Qershor u lejua palestra jonë, dhe u refuzua kërkesa e një ekipi për të mos luajtur në Skenderaj, tani vepruat të kundërtën.
Faleminderit për kontributin për zhvillimin e volejbolli”, ka shkruar Kadriu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat