Ilazi: Në çfarë niveli dezinformues bjen një klub si Skenderaj dhe një trajner si Ylli Kadriu...

Volejboll

Ilazi: Në çfarë niveli dezinformues bjen një klub si Skenderaj dhe një trajner si Ylli Kadriu...

Nga: Kemajl Goca Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 23:27
Lorik Ilazi

Kryetrajneri i klubit të volejbollit Drita nga Gjilani (femrat), Lorik Ilazi, i ka reaguar ashpër KV Skenderajt dhe kryetrajnerit të saj, Ylli Kadriut, po ashtu edhe M-Technologhie nga Prishtina. Ilazi ka numëruar shumë gjëra dhe iu thotë troç: Drita nuk i frikësohet askujt!  

“Sqarim rreth ndeshjes së fundit gjysmëfinale dhe mos zhvillimit te saj.

Mbas vendimit të fundit të komesarit të garave pranë FVK-së ku vendos që ndeshja gjysmëfinale të regjistrohet me rezultat zyrtar po shoh që klubi i cili nuk arriti të organizoj ndeshjen KV Skenderaj dhe pikërisht trajneri i tyre po shkruajnë shumë gjëra të pabaza dhe të pavërteta, e gjithashtu edhe në kundërshtim me rregulloret e FVK-së, e ku të njëjtin bien në kundërshtim edhe me vet veten dhe harrojnë se çka kanë deklaruar para pak kohësh, e gjithashtu edhe disa persona ose klube tjera sikur ju bëjnë "LIKE:" e i mbështesin kinse ju është bërë e padrejtë me vendimin e komesarit... dhe pikërisht për këtë gjë dua të jap faktet dhe ta njoftojmë saktë opinionin e sportit e në veçanti shikuesin e volejbollit i cili po keqinformohet!!

Image

Së pari KV Skenderaj dhe trajneri i tyre e dijnë saktë se ku kanë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës si dhe Play-Off-in që shumë vite... Gjithashtu edhe shikuesit dhe ata që e kanë përcjell volejbollin e dijnë saktë se KV Skenderaj është detyruar që shumë vite të luajë jashtë qytetit të vet ndeshjet e Kupës dhe Play-off-it, dhe atë vetëm për arsyen se nuk kane pallat të sportit i cili është për gjynah qe sa kohë e sa vite nuk ka përfunduar në Skenderaj dhe KV Skenderaj duhet të kërkojë të ju rregullohet pallati i sportit dhe ta drejtoj gishtin nga pallati të cilin e pret me vite e me mall e jo nga ne ose Komesari i FVK-së.

Ne na vjen keq për KV Skenderaj dhe trajnerin e tyre se pse këtë vit nuk veprojë sikur vitet e kaluara të organizojë ndeshjen ashtu siç i ka hije dhe siç ka bërë para një viti duke organizuar në Mitrovice (Gjysmëfinale të Kupës, Finale PLAY-OFF), para dy viteve duke organizuar në Mitrovicë (Play-OFF, Kupë), para 3 viteve duke e organizuar në Mitrovicë (Play-Off, Garat e CEV-it)  e gjithashtu edhe para 4 viteve duke organizuar në Drenas (Play-Off, Kupë), para 5 viteve në Vushtrri (Play-Off, Kupë) e rresht edhe shumë vite tjera...

Mua personalisht me vjen keqardhje dhe dhimbje se në çfarë niveli dezinformues bjen një klub si Skenderaj dhe një trajner si Ylli Kadriu duke kërkuar lëmosh në rrjete sociale e duke u munduar të dezinformoj publikun me lloj lloj informacioni e arsyetimi të pabazë!!! 

A jeni ju KV Skenderaj që keni organizuar që shume vite ndeshjet e Kupës dhe te Play-Off-it në qytete të ndryshme vetëm pse s’keni pasur palestër??? 

A jeni ju që e dini saktë se këto ndeshje të këtij niveli nuk lejohen në palestrën ku pretendonit???
A jeni ju që keni luajtur 4 ndeshje zyrtare në CEV në garat e CEV Cup dhe Challenge Cup me KV Skenderaj,dhe a keni mundur të organizoni ndeshjet në këtë palestër ku pretendoni dhe thoni që plotëson çdo kriter??? Dua ti ceki garat Evropiane sepse keni luajtur dhe këtë e dini sakte se kërkohen rregulla dhe rregullore mik i nderuar!!!

A jeni ju që mbas pandemisë sistemit të cilin e vendosi FVK thojshi se nuk është Play-Off por sistem i kusherive - Pse tash po i thoni Play-Off??? I thoni tash se doni me dezinformu opinionin kinse u pranu salla për Play-OFF por jo i nderuar salla nuk është për nivele të larta e dini ju më mirë se unë!!!

Image

I nderuar thoni se kemi frikë e dojmë te ju zhdukim... jeni gabim i nderuar sepse ne dhe ju jemi ata qe i kemi dhënë bukuri volejbollit femërorë që shume vite dhe në këtë dëshirojmë, dhe jam pikërisht unë që gjithmonë kam selektuar me shumë vajza të Skenderaj në Kombëtare se të çdo vendi dhe ekipi tjetër qoftë edhe ekipit tim... dhe atë a e din pse? vetëm se e kanë merituar dhe kam dashur gjithmonë të jap përkrahjen që me takon!!!

Të nderuar Drita nuk ka frikë nga askush e sidomos këtë vit se dua ta kujtoj ty e ti njoftoj të gjithë që pak ditë para ju kemi mundur 2 here brenda 24 orëve e pse të frikësohet!!! Dhe nëse humbim një gjysmëfinale dhe një Kupë prapë pse të frikësohemi!!! Jeni gabim i nderuar se ne jemi DRITA që edhe po humbëm edhe po fituam vazhdojmë rrugën tonë e nuk kemi nevoje për frike - se flasin veprat tona!!!

Por i nderuar ndoshta këtë vit ju nuk deshët të organizoni ndeshjet vetëm për qëllimin që Drita ishte favorite!
Ndoshta këtë vit po mundoheni të zbehni arritjet tona me këto dezinformata!!
Ndoshta e keni gjetur këtë formë që të bëni njerëz kundër Dritës dhe të fyejnë Dritën!!!
Ndoshta e keni gjetur këtë formë që të bëni zhurmë e të përfitoni në anët tjera!!!!!

Por të nderuar mos përlyeni emrin tonë dhe mos dezinformoni në emër tonin dhe mos u mundoni të zbehni rezultatet tona se ne do të jemi edhe shumë vite kundërshtar e në këtë sport!!!

Të nderuar KV Skenderaj me vjen keq nga ju që keni luajtur në Evropë dhe keni qenë pjesëmarrës në shumë evenimente Evropiane si me ekipin si me Kombëtaren dhe e dini mirë organizimin dhe kushtet që duhet të bëhen për një ndeshje!!!! Ju e dini shumë mirë se nuk mund të luash pa plotësuar kushte e kjo nuk do të thotë se Evropa donë të na shuaj sepse kështu pretendoni ju që federata don të ju shuaj që nuk keni kushte por kjo do të thotë se Evropa donë kushte dhe zhvillim, e në këtë duhet ta përcjellim e ta ndjekim sepse ne tani jemi pjesë e Evropës për të cilën kemi vuajtur shumë e duhet pare përpara drejt ngritjes e jo ngecjes që të kthehemi në palestra pa kushte edhe në ndeshje gjysmëfinale!!!

Sepse të nderuar sa i përket ekipit të M-Technologie dhe trajnerit të tyre që bëjmë "LIKE" me prapavija! nuk na pengon dhe nuk na intereson aspak sepse ata nuk kanë luajtur akoma as edhe një ndeshje në Evropë dhe trajneri i tyre nuk ka qenë pjesë e asnjë organizimi si trajner dhe me ekipin… e ata edhe nuk e dijnë! Dhe ata akoma mendojnë se duhet takuar ekipet e të vendosin "QYSH PO JA BOJMË" sikur para luftës e gjatë izolimit e jo rregullat dhe kriteret! E për ata nuk është edhe çudi që bëjnë like e flasin sepse nuk ja kane idenë e CEV akoma!!!”, reagon ashpër Lorik Ilazi. Këto polemikat rrjedhin pas regjistrimit të ndeshjes me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Dritës kundër Skenderajt, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat