A ekziston rreziku që Naser Krasniqi ta dridh Federatën?

Volejboll

A ekziston rreziku që Naser Krasniqi ta dridh Federatën?

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 14:53
A ekziston rreziku që Naser Krasniqi ta dridh Federatën?

Duket se ish drejtori të Kombëtares së Kosovës, Naser Krasniqi, po e humb durimi! Duket se Krasniqit gjithçka i ka ardhur në maje të hundës dhe kurrë nuk është më afër që t’i kundërpërgjigjet ashpër Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Krasniqi, sot është kryetrajner i KV M-Technologie nga Prishtina, kampione në fuqi e Kosovës, në konkurrencën e femrave, raportohet se do të luftojë për drejtësi.

Sipas një burimi të afërt me Krasniqin, ai mund ta hap edhe kutinë e zezë, që mund të shkaktojë tërmet 9 ballsh në federatë! 

Kurrë më afër shpërthimit! Krasniqi është i inatosur që finalja e Kupës së Kosovës është vendosur të luhet në Gjilan, pa konsensus mes klubeve!

Krasniqi është i revoltuar deri në pikën e fundit dhe ekziston rreziku që ai mund ta dridh FVK-në!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat