Finale dramatike, Drita fiton Kupën e Kosovës

Volejboll

Finale dramatike, Drita fiton Kupën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 18:30
Finale dramatike, Drita fiton Kupën e Kosovës

Drita nga Gjilani fiton Kupën e Republikës së Kosovës (femrat). 

Në një finale dramatike, Drita triumfon me rezultat të ngushtë 3:2 (25:22, 20:25,25:19, 23:25, 15:10) kundër kampiones M-Technologie nga Prishtina.

Finalja u zhvillua në palestrën e sporti “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan,

Finale për infarkt, pesë sete, secila më dramë se tjetra. Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi dhe ai i prishtinasve, Naser Krasniqi, si asnjëherë më parë, në presion të çdo setit, por bardhekaltrat dolën më të suksesshme, ndërsa pristinaset pa fat! 

Drita fiton setin e parë me 25:22, ndërsa seti i dytë i takoi prishtinasve me pesë pikë dallim (20:25).
Seti i tretë u dominua nga Drita dhe ngadhënjen me 25:19. Në setin e katër prishtinaset treguan lojë më të mirë, ia dolën që të fitojnë me 23:25, duke barazuar rezultatin 2:2. 

Në setin taj-brek, emocione të pafundme, çdo gabim ishte i pariparueshëm! Drita avanconte me 12:10 dhe në fund triumfon me 15:10, duke fituar Kupën e Kosovës, ndërsa M-Technologie luftoi deri në fund por fati sportiv ia ktheu shpinën. Dhurata Sylejmani ka realizuar pikë kruciale për Dritën, ndërsa kapitenja Adelajda Prenga shënon pikën e 15-të dhe të fitores së madhe.

 Nga ana tjetër, Drenusha Asllanaj, lojtare e M-Technologies, me gjasë zhvilloi sfidën e fundit, pasi që për një kohë pritet të largohet nga loja aktive. Një finale që do të mbahet mend për nga rivaliteti dhe që e arsyetoi veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat