Drenusha befason: Po heqi dorë nga diçka ku jam rritur...

Volejboll

Drenusha befason: Po heqi dorë nga diçka ku jam rritur...

Nga: K.G. Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 23:04
Drenusha befason: Po heqi dorë nga diçka ku jam rritur...

Volejbollistja ndër më të mira në Kosovë, Drenusha Asllanaj, anëtare e kampiones në fuqi, M-Technologie nga Prishtina, tërhiqet nga loja aktive, duke i dhënë ajo edhe shpjegimet e saja. 

“Po heq dorë nga diçka ku jam rritur, për të vazhduar tashmë me mrekulliëe time në ardhje.

Sot, në emocione të përziera, dua t'i falënderoj ata që kanë dhënë kontribut në krijimin tim si volejbolliste.

Image

Pashmangshëm duhet ta falënderoj familjen për përkrahjen e pashembullt që me kanë dhënë në vazhdimësi, sepse ata që e kanë përcjellë volejbollin para dhe pas luftës, e njohin dhe kontributin e familjes Asllanaj në këtë sport.

M-Technologie ka qenë një shtëpi e dytë më së e ngrohtë për mua, falënderime pafund për ndjenjën e mirë, komoditetin e ofruar dhe korrektësinë nga fillimi nga trajneri Naser Krasniqi.

Po ashtu edhe nga vajzat me të cilat kemi qenë në harmoni të plotë.

Ka qenë më shumë se nder dhe kënaqësi për mua të jem Kapitene e një klubi të madh siç është M-Technologie, të jem pjesë për kaq vite në këtë ekip, në këtë fushë, e në këtë rrugëtim dhe të përfundoj një pjesë të karrierës sime si Kampione.

Sigurisht do të ketë momente kur mua do të më mungojnë brohoritjet e përkrahësve të mi, momentet "kritike" të fitoreve të ngushta, djersët e derdhura në secilën pikë, e shpirti luftarak për të triumfuar në secilin takim, por përgjegjësia tashmë si një grua që pret të bëhet nënë e mund çdo angazhim tjetër.

Po tërhiqem nga kjo fushë ku jam rritur, me shumë dashni dhe respekt për të gjithë ata që e duan Volejbollin tonë.
Faleminderit të gjithëve, për gjithçka!”, ka shkruar Drenusha në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat