Butrinti e çoi në vend amanetin e babait 

Volejboll

Butrinti e çoi në vend amanetin e babait 

Nga: K.Goca Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:16
Në të majtë në këmbë është Driton Bytyçi, në mes Butrint Bytyçi dhe në të djathtë Armend Berisha, ulur Art Tërstena

I ndjeri Jusuf Bytyçi -  më i merituari që sot Ferizaj është klub i fuqishëm në volejbollin e Kosovës. 

Ai në vitin 1993, e themeloi klubin dhe në vitet më të vështira, në kohën kur u përballen me kërcënimet e mëdha të regjimit kriminal serb. 

Jusuf Bytyçi ndërroi jetë në fund të gushtit të vitit 2018, por djelmoshat e Ferizajt, me kryetrajnerin e shquar Arlind Ibrahimi,  vazhduan rrugën e Jusufit,  në edicionin 2019-2020 me klub janë kampion i Kosovës dhe para një jave edhe fitues i Kupës. 

Arlind  Ibrahimi është shembull se si punohet dhe menaxhohet një klub. Pjesë e klubit të Ferizajt është dhe djali i Jusufit, Butrinti, që po tregon lojëra të mira dhe e çoi në vend amanetin e babait, duke fituar titullin dhe Kupën e Kosovës.

Në të majtë në këmbë është Driton Bytyçi, në mes Butrint Bytyçi dhe në të djathtë Armend Berisha, ulur Art Tërstena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat