Partizani lë 1 pikë, Skënderbeu synon play - off-in

Volejboll

Partizani lë 1 pikë, Skënderbeu synon play - off-in

Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:06
Partizani lë 1 pikë, Skënderbeu synon play off-in

Ka nisur faza e dytë e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra, teksa ështën luajtur një ndeshje e Grupit A dhe dy takime të Grupit B. Takime të vlefshme për javën e 6-të dhe që kanë dhuruar disa surpriza dhe ndryshime në renditje.

Në Grupin A, skuadra e Apolonisë fitoi 3-2 ndaj Vllaznisë, fitore që rrit shpresat e ekipit fierak përt një vend në play off. Vendaset fituan dy setet e para (25-22, 30-28), por shpejt erdhi rikuperimi i ekipit shkodran, që fitoi dy setet e tjera (19-25, 22-25). Në setin final, fieraket fitojnë 15-8 dhe tashmë janë vetëm dy pikë larg shkodraneve në renditje.

Në Grupin B, Partiznai fitoi 3-2 në Krutje ndaj Lushnjës vendase. Një fitore e vështirë për kqyeqytetaset, që vetëm pak ditë më parë fituan Kupën e Shqipërisë. Lushnjaret fituan 25-21 e 30-28 dy setet e para, por vetëm kaq. Partizani “zgjohet” dhe brenda një ore fiton tri setet e tjera: 25-13, 25-10, 15-4). Në këtë grup, një vend në play off synon Skënderbeu, që mposhti 3-0 (25-14, 25-11, 25-14) Teutën dhe barazon Tiranën në vendin e dytë.

Sot do të luhen ndeshjet e mbetura të javës së 6-të të kampionatit, në të dyja grupet.

Volejboll – Femra, Grupi A (java e 6-të)

Apolonia – Vllaznia, 3-2

Elbasani – Barleti Volley, 17 mars

Flamurtari – Mirdita, 17 mars

Renditja: Barleti Volley 15 pikë, Vllaznia 13 pikë, Apolonia 11 pikë, Flamurtari 6 pikë, Elbasani 3 pikë, Mirdita 0 pikë.

Volejboll – Femra, Grupi B (java e 6-të)

Lushnja – Partizani, 2-3

Skënderbeu – Teuta, 3-0

Korabi – Tirana, 17 mars

Renditja: Partizani 15 pikë, Tirana 13 pikë, Skënderbeu 13 pikë, Lushnja 7 pikë, Teuta 3 pikë, Korabi 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat