Kosova përgatitet me përkushtim

Volejboll

Kosova përgatitet me përkushtim

Më: 25 prill 2021 Në ora: 21:51
Kosova përgatitet me përkushtim

Volejbollistet e Kombëtares së Kosovës po vazhdojnë përgatitjet intensive.

Kjo është atmosfera që zotëron në një nga seancat përgatitore, të udhëhequra edhe nga fizioterapeuti Elvin Meqikukiqi, i cili është pjesë e kombëtares së drejtuar nga Lorik Ilazi.

Shtabi teknik, pjesë e së cilit është edhe Amarilda Prenga e Ylli Kadriu, ka patur asistimin e fizioterapeutit të mirënjohur sportiv Meqikukiqi.

Kombinimi i përgatitjeve tekniko-taktike me ato fizike, pritet të sjellë Kombëtaren tonë të vajzave, në nivel të kënaqshëm, në prag të kualifikimeve për CEV Kampionatin Evropian, në të cilat Kosova bën gara në Grupin D me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Finlandën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat