Të dielën e 24 tetorit do të zhvillohet turneu përkujtimor “Ismet Ramadani” në volejboll.
Klubet më të mira të volejbollit femëror do të marrin pjesë në këtë turneu, për të nderuar figurën e Ismet Ramadanit, veprimtarit të shquar sportiv dhe gazetarit sportiv deri në ditën kur edhe ndërroi jetë.
Ramadani ka qenë edhe gazetar - bashkëpunëtor i gazetës kombëtare “Bota sot”.
Në turne marrin pjesë kampionja e Kosovës, Drita, Skenderaj, Fer Volley dhe organizatori Ferizaj.
Trajnerja e KVF Ferizaj dhe e bija Ismet Ramadanit, Arta, ka bërë të gjitha përgatitjet për turneun, që fillon të dielën nga ora 10.00.