Prishtina shijon gëzimin e parë, fitore që i jep zemër 

Volejboll

Prishtina shijon gëzimin e parë, fitore që i jep zemër 

Nga: K.G. Më: 24 tetor 2021 Në ora: 21:34
Foto e vitit të kaluar

Prishtina F më në fund shijon fitoren e parë në Superligën e Kosovës në volejboll.

Vashat e Prishtinës e mposhtën me rezultat 3:0 Malishevën.

Pas tri humbjeve shënuan fitoren e parë, e cila iu jep zemër për në vazhdim të kampionatit.

Drejtori sportiv, Mehdi Mehmeti e presidentja e klubit, Ganimete Gërbovci, kanë përqendruar të gjitha forcat në volejbolliste të reja, duke vlerësuar se kjo është baza e të ardhmes së klubit. 

Një fitore shumë e ëmbel për klubin me të vjetër në kryeqytet.

Rezultatet e javës së 4-të

Ferizaj – Drita 0:3
Skenderaj – Fer Volley 1:3
Feronikeli – Kastrioti 2:3
Prishtina – Malisheva 3:0
Fushë Kosova – M-Technologie 0:3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat