Sa u paguan volejbollistet e Kosovës në vitet e pasluftës?

Volejboll

Sa u paguan volejbollistet e Kosovës në vitet e pasluftës?

Nga: K.Goca Më: 28 tetor 2021 Në ora: 18:51
Sa u paguan volejbollistet e Kosovës në vitet e pasluftës?

Në vitet e pasluftës Kosova ka pasur një gjeneratë jashtëzakonisht të mirë të volejbollisteve, nga Makfire Brestovci, Feime Shala, Afërdita Sadiku, Shemsie Asllanaj, Vildane Jashari, Albulena Mehmeti, Ganimete Gërbovci etj.

Është interesant edhe pse në ato vite Federata e Volejbollit e Kosovës nuk ishte e pranuar në Federatën Evropiane të Volejbollist, ka pasur lojtare që kanë luajtur edhe në kampionatin italian në Serie C, por edhe në kampionatin shqiptar. 

Ish volejbollistja e njohur dhe ish anëtare e Kombëtares së Kosovës, e  cila nuk pranon t’i publikohet emri, tregon disa detaje interesante.

“Volejbolli ka ndryshuar shumë. Është bërë më dinamik tash. Plus libero e ka ndryshuar lojën shumë.

Mirëpo, gjenerata e jonë, si Vildane Jashari, Makfire Brestovci, Feime Shala, Ganimete Gërbovci, Shemsie Asllanaj, Albulena Mehmeti etj. mendoj se kemi qenë më profesioniste se këto të sotshmet.

Është një fakt që askush nuk mund të mohon.

Po ashtu kemi luajtur më me motiv. Tash sa e shoh e kanë më shumë interesin, ashtu me duket në horizont edhe pse ka kualitet”, tha ish volejbollistja. 

Volejbolli nuk është në atë nivelin si kam menduar dikur, sidomos me kualitet sepse kanë kushte më të mira se ne në ato kohë, paguhen  më mirë, kanë lojë më shumë edhe me Kombëtare”, tha më tej.

Sa u pagua gjenerata juaj? “200 euro, 250 euro ka qenë paga mesatare në vitet e pasluftës.

Me sa më kujtohet, siç thoshin në vitet 2003-2004, në Mabetex janë paguar lojtaret e huaja nga 500 deri 800 euro, volejbollistet tona 250-400 euro.  

Edhe në Shqipëri kemi pasur Afërdita Sadikun e Vildane Jasharin në Teutë dhe Shemsie Asllanajn në Dinamo të Tiranës. Flitet se janë paguar mirë për rrethanat e asaj kohe.

Në Teutë sa e dij ka qenë paga deri 300 euro, plus banesa e ushqimi, ka arritur deri 500 euro.

Në Kosovë duhet më punuar më shumë, të kemi edhe trajnerë nga shtetet e jashtme për të rritur nivelin, Federata duhet të jetë edhe më energjike në projekte e saja, të jenë konkret dhe më e guximshme në vendime”, përfundon ish volejbollistja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat