Në Tiranë u diskutua për Kupën e Pavarësisë

Volejboll

Në Tiranë u diskutua për Kupën e Pavarësisë

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 16:37
Në Tiranë u diskutua për Kupën e Pavarësisë

Në Tiranë u zhvillua një takim midis drejtuesve të Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV), Presidetit Erlind Pëllumbi dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Albens Vokopola, dhe drejtuesve të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Kryetarit Bahri Gjinovci dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Valon Nikqi.

Në këtë takim, drejtuesit e dy Federatave përcaktuan mënyren e mbajtjes së Kupës “Pavarësia” në nivel klubesh, që do të zhvillohet në Prishtinë, nga data 26, deri më 28 nëntor 2021.

Kjo Kupë, që do të zhvillohet një vit në Kosovë dhe një vit në Shqipëri do të ngrejë siparin e krijimit të Ligës “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, për të cilën do të shikohet mundesia e organizimit që në fillim të vitit 2022.

Federata Shqiptare e Volejbollit i mirëpret këto organizime, jo vetëm për ballafaqimet midis nesh, por edhe për shkëmbimin e përvojës midis dy familjeve të volejbollit në të dy anët e kufirit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat