Fushë Kosova fiton tre pikë domethënëse në Ferizaj 

Volejboll

Fushë Kosova fiton tre pikë domethënëse në Ferizaj 

Nga: K.G. Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 21:29
Fushë Kosova fiton tre pikë domethënëse në Ferizaj 

Fushë Kosova ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 3:1 ndaj Ferizajt. 

Vashat e kryetrajnerit Istref Elezaj treguan lojë më të mirë dhe me plot meritë arritën tre pikë domethënëse. 
Elezaj është i kënaqur me lojën e vashave të tij. 

“Fitore madhështore në Ferizaj.

Klubi pa të cilin nuk ka hijeshi Superliga A e siguroj ligën elite edhe për sezonin 2022-2023 me një fitore madhështore kundër KV Ferizaj në shtëpi të tyre.

Te kompletuara në këtë ndeshje, lojtaret tona shfaqen një lojë të shkëlqyeshme në të gjitha aspektet duke fituar ndeshjen ndaj një ekipi të përforcuar me disa lojtare nga jashtë.

Përveç epitetit si klubi më i mirë i qytetit ky klub po i rritë ambiciet që këtë epitet ta ketë edhe në kuadër të federatës.

I falenderojmë të gjithë mbështetësit tonë: kompaninë “Al Trade”, Rrjetin e barnatoreve Aris, poligonin e shenjetarisë “Katana”, restaurant “Anes Drinit”, fitnesin MY Gym dhe mbështetësin e vazhdueshëm historikisht Kuvendin Komunal që gjithmonë janë pranë nesh përmes Drejtorisë për Kulture e Sport.

Ju premtojmë që rezultatet do t’i kemi të përbashkëta dhe me të mëdha në vazhdimësi.

Përpara krenaria e qytetit”, shkruan në faqen e KV Fushë Kosova. Fushë Kosova renditet në vend të pestë me 12 pikë pas 8 jave duke lënë pas Ferizajn me 9 sosh.

Rezultate 
Skenderaj - Feronikeli 3:0
Ferizaj - Fushë Kosova 1:3
Drita - Kastrioti 3:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat