Feronikeli ia bën mat Ferizajt, mbetet në Superligën A

Volejboll

Feronikeli ia bën mat Ferizajt, mbetet në Superligën A

Nga: K.G. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 19:25
Feronikeli ia bën mat Ferizajt, mbetet në Superligën A

Ndeshja mes Feronikelit nga Drenasi dhe Ferizajt, ka qenë vendimtare se cila nga këto ekipe do të mbetet në Superligën A dhe cila do të largohet në Superligën B.

Feronikeli ia bën mat Ferizajt, duke e mposhtur me rezultat 3:1 në kuadër të javës së 9-të. 

“Po po! Mbesim në Superligën A të volejbollit në Kosovë!
Mbrëmë në palestrën e sportit ‘Hysni Jetullahu’ e patëm ndeshjen vendimtare për mbetjen në Superligën A, duke u ndeshur me kundërshtaren direkt KV Ferizaj, që ishte mjaft i fortë dhe vajzat tona u treguan me këmbëngulëse për fitore dhe ia dolëm!

Faleminderit të gjithëve për përkrahje!

Faleminderit Tigrat e Zi, faleminderit publik i nderuar, faleminderit vajza që nuk u dorëzuat, faleminderit trajner E. Zymeri, faleminderit kryetar A. Mehani për mbështetje të fuqishme, pa të cilën nuk do të ishim këtu!”, shkruan në faqen e KV Feronikelit.

Feronikeli renditet në vend të gjashtë me 10 pikë e Ferizajt në të shtatin me 9.

Rezultatet - m𝙚𝙨𝙝𝙠𝙪𝙟𝙩 
Ferizaj - Drita  3:2
Skenderbeu - Peja  0:3
Ulpiana - Drenica  3:1
G.E Theranda - Vëllaznimi 3:1

𝙁𝙚𝙢𝙧𝙖𝙩
Fushë Kosova - Prishtina 3:0
Fer Volley - Malisheva  3:0
Kastrioti - Skenderaj  0:3
Feronikeli - Ferizaj  3:1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat