Ferizaj fiton Kupën e Federatës në një finale për infarkt 

Volejboll

Ferizaj fiton Kupën e Federatës në një finale për infarkt 

Nga: K.G. Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 18:47
Kupën e FVK-së, kapitenit Bytyçi ja dorëzoj kryetari Bahri Gjinovci

Ferizaj në festë, përmbyllin vitin me një trofe. Ferizaj është fitues i Kupës së Federatës (FVK) në konkurrencën e meshkujve.

Volejbollistët ferizajas shënuan fitore në finale me rezultat 3:1 (23:25, 25:18, 27:25, 27:25) ndaj kampionit në fuqi, Pejës, në ndeshjen që u luajt në palestrën e sportit “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.  

Ferizaj ngadhënjeu me përmbysje në një finale për infarkt dhe  në dy setet e fundit shkuan në shtesë.  

Image

Pejanët fituan setin e parë me 23.35 duke udhëhequr me 0:1. 

Në tre sete tjerë, Ferizaj bëri paraqitje më të mirë, sidomos në setin e dytë duke fituar me 25:18. 

Seti i tretë dhe i katërt, përfunduan me rezultat identik 27:25, duke fituar Ferizaj me rezultat të përgjithshëm 3:1. Kupën e FVK-së, kapitenit Bytyçi ja dorëzoj kryetari Bahri Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat