Të gjitha ekipet pretendente fitojnë

Volejboll

Të gjitha ekipet pretendente fitojnë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 14:23
Të gjitha ekipet pretendente fitojnë

Janë luajtur sot pasdite tri ndeshjet e mbetura të ditës së parë të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Në Grupin A, pas fitores 3-1 të Vllaznisë ndaj Studentit, sot erdhi fitorja 3-0 e Skënderbeut ndaj Farka Volley. Takim pa shumë histori, komanduar nga korçarët, që i fituan me lehtësi të trija setet (25-17, 25-13, 25-17).

Po 3-0 fiton në Grupin B edhe Erzeni, që mposhti Elbasanin (25-16, 25-18, 25-17). Një ndeshje që ishte si një stërvitore për shijakasit, ndjeshëm më superiorë në parket. Në kryeqytet, Partizani mundi 3-0 Teutën (25-22, 25-12, 25-17), takim që pati rivalitet dhe emocione vetëm në setin e parë. Më tej, të kuqtë e dominuan lojën dhe merituan fitoren.

Meshkuj – Grupi A (Java e parë)

Vllaznia – Studenti, 3-1

Skënderbeu – Farka Volley, 3-0

Tirana (pushim)

Renditja: Skënderbeu 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Studenti 0 pikë, Farka Volley 0 pikë, Tirana 0 pikë.

Meshkuj – Grupi B (Java e parë)

Erzeni – Elbasani, 3-0

Partizani – Teuta, 3-0

Renditja: Partizani 3 pikë, Erzeni 3 pikë, Elbasani 0 pikë, Teuta 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat