Kosova shumë keq në ranglistën botërore

Volejboll

Kosova shumë keq në ranglistën botërore

Nga: K.G. Më: 4 janar 2022 Në ora: 18:37
Kosova shumë keq në ranglistën botërore

Për dallim nga femrat që janë në pozitën e 74-të, Kombëtarja e Kosovës meshkujt qëndron shumë keq në ranglistën botërore, e cila u publikua sot nga Federata Botërore e Volejbollit.

Kosova renditet në vend të 104-të me 7 pikë, ndërsa Shqipëria është në të 69-tin me 76 pikë.

Kuqezinjtë nuk janë keq në ranglistë, kur kihen parasysh Dardanët se ku ndodhen.

Në renditjen e përgjithshme, Brazili udhëheq me 399 pikë, pasojnë Polonia 384, Rusia 352, Franca 341 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat