Si e sheh Edon Ibrahimi zvogëlimin e Superligës dhe fillimin e Ligës Mbarëkombëtare?  

Volejboll

Si e sheh Edon Ibrahimi zvogëlimin e Superligës dhe fillimin e Ligës Mbarëkombëtare?  

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2022 Në ora: 13:46
Si e sheh Edon Ibrahimi zvogëlimin e Superligës dhe fillimin e Ligës Mbarëkombëtare?  

Edon Ibrahimi, prej trajnerëve më të mirë në Kosovë, është befasia më e këndshme e vitit 2021. 

Ai përveç që ngriti ekipin në Superligën B dhe u bë kampion, por edhe në Superligën A është prej ekipeve më të mira, nënkampione vjeshtore.

Fer Volley nga Ferizaj është edhe fitues i Kupës së Federatës, duke iu falënderuar punës së Edon Ibrahimi.

Image

Edon Ibrahimi

Ibrahimi flet për suksesin e klubit, a është e dobishme Liga Mbarëkombëtare në volejboll (femrat), si e sheh Superligën me 6 ekipe dhe a do të ishte më e kapshme me 8-të? 

“Bota sot”: Si e sheh volejbollin femëror në vjeshtën e vitit 2021, ka pasur rivalitet, rritje të nivelit?
Edon Ibrahimi:
Unë besoj se rivaliteti ka qenë në nivel por gjithashtu pres rivalitet edhe më të madh në pranverë, pasi në 4-shin e parë padyshim se do të ketë prurje të reja.

“Bota sot”: A e keni pritur se Fer Volley do të fiton trofeun e Kupës dhe çka e dallojë nga ekipet tjera?
Edon Ibrahimi:
Padyshim se kur filluam rrugëtimin asnjëherë nuk e menduam të jemi vetëm numër por synimet ishin të qarta dhe besoj se me shumë meritë arritëm tek fitorja e trofeut të parë. 
Fer Volley ka stabilitet në çdo drejtim andaj mendoj se ky është dallimi i vetëm.

“Bota sot”: Cilat ekipet janë konkurrentë të fortë për titull?
Edon Ibrahimi:
Dihet, Drita, M- Technologie, Skenderaj, Fer Volley.

“Bota sot”: A synoni të përforcoheni?
Edon Ibrahimi:
Ne besojmë se kemi një ekip shumë të fortë por gjithsesi ne po kërkojmë edhe një përforcim për ta kompletuar grupin dhe për të shtuar konkurrencën në ekip.

“Bota sot”: A e sheh Ligën mbarëkombëtare, si një rritje niveli për volejbollin?
Edon Ibrahimi
: Unë besoj se kjo ligë do të ishte ndihmë e madhe për dy shtetet dhe padyshim se rivaliteti tash do jetë edhe me i madh, dhe kur të rritet rivaliteti rritet dhe niveli!

“Bota sot”: Liga me 6 ekipe dhe sistem të katërfishtë apo të mbetet kësisoj me 10?
Edon Ibrahimi:
Nga sezoni i ardhshëm liga do të jetë me 6 ekipe dhe unë besoj se më e mira do të ishte me 8 ekipe por gjithsesi më mirë 6 se sa 10 ekipe, pasi padyshim diferenca ne mes të 4 ekipeve të para me 6 të fundit ishte shumë e madhe, andaj ne si klub jemi pro këtij vendimi.

Bota sot”: Pse mendoni me 8-të është më mirë?
Edon Ibrahimi:
Po besoj se edhe ekipet e tjera do të ishin organizuar pak më mirë dhe do të luftonin më shumë, pasi problemi më i madh ishte vendi 9, 10 dhe dihej në fillim se kush do të largohej nga liga, kurse me 8 ekipe besoj se edhe lufta për kampion por edhe për mbijetesë do të ishte shumë më rivalizuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat