Kombëtarja U-17 në Europian

Volejboll

Kombëtarja U-17 në Europian

Më: 12 janar 2022 Në ora: 12:35
Kombëtarja U-17 në Europian

Kombëtarja U-17 në volejboll për vajza do të nisë sot pasdite në Turqi aventurën e saj në Europianin e kësaj grupmoshe, turne ku vendi ynë merr pjesë për herë të parë. Ekipet pjesëmarrëse janë ndarë në bazë të zonave gjeografike dhe Shqipëria e drejtuar nga trajnerja Amarilda Prenga ndodhet në zonën Ballkanike (BVA).

Për pasojë edhe rivalet e vajzave të vogla kuqezi janë të gjitha nga Ballkani, duke e kthyer këtë grup dhe event në një Ballkaniadë. Shqipëria do të debutojë sot ndaj Turqisë (12 janar) dhe më pas do të luajë ndaj Serbisë (13 janar), Rumanisë (14 janar), Greqisë (15 janar) dhe Bullgarisë (16 janar).

Një short i vështirë për Shqipërinë, pasi përballë janë skuadra mjaft të forta dhe me përvojë në evente të tilla ndërkombëtare. Kombëtarja kuqezi është stërvitur ditët e fundit në Tiranë, ku dhe ka qenë e grumbulluar.

Edhe për ish-volejbollisten e njohur Amarilda Prenga, tashmë në rolin e drejtueses, kjo është përvoja e parë në kombëtaren kuqezi si trajnere.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat