Ademi, një aset që nuk shfrytëzohet nga FVK e komuniteti i volejbollit!

Volejboll

Ademi, një aset që nuk shfrytëzohet nga FVK e komuniteti i volejbollit!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2022 Në ora: 11:22
Fejzullah Ademi

Si mund të shkruhet historia e volejbollit pa emrat e merituar! Si nuk shfrytëzohen emrat e merituar që të shkruhet historia e pasur e volejbollit të Kosovës.

Fejzullah Ademi, një aset që është lënë anash dhe nuk shfrytëzohet as nga Federata e Volejbollit e Kosovës as nga komuniteti i volejbollit.

Një figurë që mbi 6 dekada është me sportin skofiar! 

Një figurë që di shumë gjëra, jo vetëm ai por edhe Xhavit Kajtazi e disa të tjerë.

Si është e mundur sporti i volejbollit sot nuk ka as arkiv e as monografi! A ka më turp?  Pse nuk e shkruajnë historinë e pasur ndër dekada!

Si është e mundur që FVK-ja tash e shumë vite nuk e ka një monografi të volejbollit! Si nuk i shfrytëzojnë personalitetet e shquara?

Për pak para nuk kanë monografi! E gjithë bota shkruan dhe i ka të faktuara me arkiv e monografi, vetëm në Kosovë mbajnë mend! 

Çfarë të keqe ka që të kemi monografi e monografi jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhën anglize e gjermane, ajo është pasuri kombëtare!

Nuk është turp të kesh monografi për volejboll, është turp mos ta kesh! Fejzullah Ademi është një enciklopedi e pashfrytëzuar!

Volejbolli mburret se janë të organizuar, por nuk e kanë një monografi! Ma para i shpenzojnë 10 mijë euro në turne jozyrtar se sa të kanë një monografi kombëtare të volejbollit! E gjitha bota mburret me histori, tek ne nuk mërzitën për atë punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat