Skënderbeu e Partizani fitore jashtë fushe

Volejboll

Skënderbeu e Partizani fitore jashtë fushe

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 12:58
Skënderbeu e Partizani fitore jashtë fushe, përvijohen skuadrat e play off-it

Janë luajtur dy takimet e fundit të javës së 8-të të Superligës në volejboll për femra. Skuadra e Skënderbeut, kryesuese e kampionatit, fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Apolonisë jashtë fushe. Ndeshje e dominuar nga volejbollistet korçare, që mposhtën fieraket brenda 60 minutave lojë (25-10, 25-9, 25-10).

Po 3-0 fiton edhe Partizani, që mposhti në Vlorë skuadrën e Flamurtarit (25-22, 25-6, 25-8). Me përjashtim të setit të parë, që pati rivalitet, dy setet e tjera ishin një formalitet për kampionet e Shqipërisë. Të kuqtë janë ende në vendin e pestë, por tashmë i janë afruar shumë zonës play off.

Superliga-Femra, java e 8-të

Tirana – Lushnja, 3-0

Barleti Volley – Vllaznia, 3-0

Apolonia – Skënderbeu, 0-3

Flamurtari – Partizani, 0-3

Renditja: Skënderbeu 24 pikë, Tirana 18 pikë, Barleti Volley 18 pikë, Vllaznia 14 pikë, Partizani 13 pikë, Apolonia 6 pikë, Lushnja 3 pikë, Flamurtari 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat