Drita në presion të Tiranës, humbja e eliminon

Volejboll

Drita në presion të Tiranës, humbja e eliminon

Nga: K. Goca Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 14:43
Drita në presion të Tiranës, humbja e eliminon

Drita nga Gjilani është në presion të madh nga Tirana, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll.

Kampioni i Kosovës e ka të qartë se vetëm fitorja i mban në garë për finale, ndryshe paketojnë valixhet për në shtëpi.

Kryetrajneri Lorik Ilazi e ka parasysh fuqinë e Tiranës dhe shpreson se do t’i hakmerren për humbjen me 3:1 në sfidën e parë. 

Kryetrajnerja e Tiranës, Amarilda Prenga, është më e qetë dhe synon fitoren e radhës, e vila i kualifikon në finalen e madhe.

Ndeshja luhet sonte në palestrën ‘Bashkim Selishta – Petriti’ në Gjilan (18.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat