Kosova mposhtet nga Turqia dhe mbyll aventurën në kualifikueset e Kampionatit Evropian

Volejboll

Kosova mposhtet nga Turqia dhe mbyll aventurën në kualifikueset e Kampionatit Evropian

Më: 10 prill 2022 Në ora: 17:48
Pamje nga ndeshja

 

10 prill, 2022 - Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, ka treguar paraqitje solide, sidomos në dy setet e parë.

Por eventualisht u mposht nga një Kombëtare tejet e fortë, siç është Turqia, me rezultat 3-0 (25-16, 25-16, 25-14).

Vashat 'Dardane' i japin fund aventurës në Grupi I kualifikues - ku grumbulluan një pikë, pas paraqitjes impresive në humbjen 3-2 nga Estonia.

Teksa vazhdojnë tutje me kokën lart në kompeticionet e radhës që i presin.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat