Tirana shumë e fortë

Volejboll

Tirana shumë e fortë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 12:58
Tirana shumë e fortë

Kanë nisur gjysmëfinalet e play off-it në volejboll për meshkuj, teksa u luajtën sfidat e para mes 4 skuadrave më të mira të Superligës. Tirana dhe Partizani kanë triumfuar në fushën e tyre, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt finaleve.

Tirana mundi pa shumë probleme 3-0 Vllazninë (25-17, 25-22, 25-20). Sfida në përgjithës u kontrollua nga bardheblutë, ndërsa miqtë nga Shkodra e patën të vështirë të rivalizojnë. Hera-herës ata vunë në vështirësi Tiranën, por jo mjaftueshëm për të fituar, ndaj suksesi i kryeqytetasve ishte i merituar.

Partizani kampion në fuqi mundi 3-1 Erzenin, në një ndeshje me rivalitet në të katërta setet. Kryeqytetasit fituan 25-21 e 25-23 dy setet e para, por shijakasit rihapin ndeshjen, pasi fitojnë 27-25 setin e tretë. Loja është dramatike dhe e tillë vijon edhe në setin e katërt, ku Partizani fitoin 28-26 dhe krejt sfidën 3-1.

Meshkuj-Gjysmëfinale play off

Tirana – Vllaznia, 3-0

Partizani – Erzeni, 3-1

15 prill, Vllaznia – Tirana (18:00)

15 prill, Erzeni – Partizani (19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat