Aneta Beqiri: Fer Volley të gatshëm për sfidat

Volejboll

Aneta Beqiri: Fer Volley të gatshëm për sfidat

Nga: Kemajl Goca Më: 15 prill 2022 Në ora: 12:29
Aneta Beqiri: Fer Volley të gatshëm për sfidat

Garat në volejboll po bëhen gjithnjë e më joshëse sidomos në konkurrencën e femrave

Ndeshjet e play-off-it në Superligën e Kosovë po ashtu edhe Kupa e Kosovës, pritet me kureshtje nga dashamirët e sportit skofiar.

Aneta Beqiri, prej volejbollisteve më të mira në Kosovë, anëtare e Fer Volleyt, shprehet optimiste se do të fitojnë kampionatin.

Beqiri luan në pozitën e pasueses, e cila tha se po punojnë me zell të shtuar, që të janë të gatshme në çdo aspekt për sfidat e mëdha që kanë para vetes.     

“Të flas në opinionin tim, mendoj se Fer Volley është ndër ekipet më të kompletuara këtë sezon!

Brenda ekipit kemi një atmosferë mjaft të mirë dhe po punojmë fort dhe të bashkuara drejt një qëllimi të përbashkët!

Ne gjithmonë synojmë dhe punojmë për fitore, andaj më shumë bindje them se Fer Volley do të jetë fituesi”, thotë Beqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Volejbollistja tregon edhe për pikat e forta që ka ekipi në përballje me rivalet në luftë për titull dhe Kupën e Kosovës.   

“Nje nga pikat e forta të ekipit tonë është se kemi siguri në të gjitha pozitat, nuk bazohemi në një lojtare apo pozitë sepse kemi mundësi të marrim pikë nga çdo pozitë!”, nënvozon Beqiri.

Fer Volley përgatitet për sfidën me M-Technologie, e cila luhet në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës. Ndeshja zhvillohet nesër (20.00) në palestrën e Sportit “1 Tetori”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat