Përurohet Palestra Sportive në Kaçanik 

Volejboll

Përurohet Palestra Sportive në Kaçanik 

Më: 15 prill 2022 Në ora: 23:04
Përurohet Palestra Sportive në Kaçanik 

Kaçaniku me palestër të re sportive. Është edhe një lajm i mirë për këtë qytezë, sidomos për sportet me dorë.  

“Tani Kaçanikut ju shtua palestra ku klubi ynë do të zhvilloj ndeshjet tash e tutje. 

Ne këtë përurim klubi ynë ishte prezent ku zhvilluan një lojë miqësore djemtë dhe vajzat me KV "Libero" dhe KV Ferizaj.

Kryetari i Komunës, Besim Ilazi, uroi qytetarët, e në veçanti sportistët të cilët kanë pritur me vite të tëra për këto hapësira sportive. 

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe Ministri për Kulturë, Rini e Sport  Hajrulla Çeku, i cili uroi qytetarët dhe sportistët kaçanikas. 

Klubi falënderon të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme veçanërisht edhe për mysafirët tanë që nuk hezituan të vinin për lojë miqësorë”, thuhet nga KV Kaçaniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat