Fer Volley në finalen e madhe, ndeshet me Dritën

Volejboll

Fer Volley në finalen e madhe, ndeshet me Dritën

Më: 16 prill 2022 Në ora: 23:27
Fer Volley në finalen e madhe, ndeshet me Dritën

Fer Volley mposht M. Technologien dhe siguron finalen e madhe të Kupës së Kosovës në volejboll, femrat.

Ekipi ferizajas triumfoi me rezultat bindës, 3-0 (25-15, 25-19, 25-17) për të kaluar në finale, aty ku do të ndeshet me Dritën, e cila më herët fitoi 3-0 (25-20, 25-19, 25-17) kundër Skenderajt.

Kujtojmë se finalja Drita - Fer Volley zhvillohet të dielën, më 17 prill, me fillim nga ora 20:30.

Finalja pritet të jetë me rivalitet të madh, për faktin se dy ekipet kanë lojtare cilësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat