Peja fiton Kupën e Kosovës

Volejboll

Peja fiton Kupën e Kosovës

Më: 17 prill 2022 Në ora: 20:26
Peja fiton Kupën e Kosovës

Peja ka mposhtur Ferizajn në finale me rezultat 3.1 (25.22, 18.25, 25:22, 28:26), për t'u shpallur kampione e Kupës për vitin 2022.

Pejanët fituan setin e parë me rezultat të ngushtë, teksa ferizajasit u përballën me lëndimin e pranuesit, Samuel Amorim, i cili nuk ishte i gatshëm të vazhdonte ndeshjen pas dëmtimit.

Në setin e dytë, Ferizaj u rikthye duke fituar me rezultat 18-25, por fatkeqësisht u përball me një tjetër lëndim - me korrektorin Olavo Oposta që e pësoi dhe, po ashtu, nuk arriti ta vazhdojë ndeshjen.

Peja, në anën tjetër, shfrytëzoi epërsinë numerike në bankën rezervë, duke fituar dy setet e radhës për t'u shpallur eventualisht kampion i Kupës së Kosovës.

Medaljet u ndanë nga drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), derisa pejanët festuan triumfin e merituar. MVP i finales u shpall Bardhyl Hajdaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat