Erzeni ndeshet me Tiranën për titull

Volejboll

Erzeni ndeshet me Tiranën për titull

Më: 19 prill 2022 Në ora: 12:04
Erzeni ndeshet me Tiranën për titull

Erzeni është finalisti i dytë i play off-it në volejboll për meshkuj për sezonin 2021-2022. Ekipi shijakas mposhti 3-1 Partizanin kampion në fuqi në gjysmëfinalen e tretë, duke siguruar kështu të drejtën të duelojë për titullin kampion. Erzeni do të sfidojë në finale Tiranën, e kualifikuar më herët.

Sfida e tretë gjysmëfinale u luajt në kryeqytet, ku erzeni mik arriti të përmbysë Partizanin, që pat fituar ndeshjen e parë. Edhe në këtë sfidë, kryeqytetasit fituan 25-18 setin e parë, por më pas zhgënjyen. Në dy setet e radhës, Partizani gaboi në momentet e fundit.

Erzeni fitoi 25-23 setin e dytë dhe 27-25 atë të tretë, duke u karikuar edhe më shumë. Shijakasit fitojnë 25-21 setin e katërt dhe shkojnë në finale, ndërkohë që Partizani dorëzon titullin kampion, duke mos arritur dot objektivat e këtij sezoni.

Meshkuj-Gjysmëfinale play off

Nd.1, Tirana – Vllaznia, 3-0

Nd.1, Partizani – Erzeni, 3-1

Nd.2, Vllaznia – Tirana, 0-3

Nd.2, Erzeni – Partizani, 3-1

Nd.3, Partizani – Erzeni, 1-3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat