Rezultatet nga dy ndeshjet e para gjysmëfinale të playoffit, meshkujt

Volejboll

Rezultatet nga dy ndeshjet e para gjysmëfinale të playoffit, meshkujt

Më: 21 prill 2022 Në ora: 22:31
Pamje nga ndeshja

Në ndeshjen e së martës, Peja mposhti si nikoqire Dritën me rezultat 3-1 në sete. Drita luftoi fuqishëm në setin e parë, të cilin arriti ta fitojë me epërsi të ngushtë 25-27, por insistimi i pejanëve u shpagua në setet pasuese. Vendësit, të cilët mbyllën sezonin si liderë të Superligës A, treguan dhëmbët në vazhdim duke fituar tri sete rresht, pavarësisht përpjekjeve të gjilanasve për të bërë më shumë.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të playoffit, Luboteni mposhti si mysafir rivalin e fortë, Ferizajn, me rezultat 1-3. Këto dy ekipe kishin treguar formë gati identike përgjatë sezonit të rregullt, derisa i ndau vetëm një pikë në fund. Ferizaj mbylli fushatën në vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Luboteni në të tretin me 39.

Sidoqoftë, ekipi mysafir ishte në nivel të detyrës në përballjen e së enjtes mbrëma, teksa fitoi setin e parë, të tretë dhe të katërt. Ferizajasit dominuan bindshëm setin e dytë, por nuk arritën të mbanin nivelin e njejtë në dy setet pasuese.

Ndeshjet e kthimit, të cilat përcaktojnë finalistët e playoffit për vitin 2022, zhvillohen në fundjavë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat