Peja dhe Luboteni, para sfidave

Volejboll

Peja dhe Luboteni, para sfidave

Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:07
Peja dhe Luboteni, para sfidave

Të shtunën, zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të playoffit, në konkurrencën e meshkujve.

Këto takime zbulojnë çiftin final, i cili mund të mësohet po këtë ditë. Gjithmonë nëse Peja dhe Luboteni fitojnë përballjet e tyre kundër Dritës respektivisht Ferizajt.

Në takimin e parë gjysmëfinal, Peja, si nikoqire, kishte mposhtur Dritën 3-1 në sete, me gjilanasit që luftuan në secilin set, siç nënvizohet edhe nga diferenca e ngushtë në pikë, por nikoqirët ishin të pa lëkundur në qëllimet për fitore.

Në përballjen tjetër derbi, Luboteni po ashtu tregoi paraqitje impresive kundër Ferizajt, të cilën e mposhti si mysafire me rezultat 1-3.

Në rast se Peja dhe Luboteni fitojnë edhe ndeshjet e dyta gjysmëfinale, sigurojnë finalen e madhe, në të kundërtën, luhet edhe ndeshja e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat