Drita dhe Fer Volley janë me njërën këmbë në finalen e madhe

Volejboll

Drita dhe Fer Volley janë me njërën këmbë në finalen e madhe

Më: 22 prill 2022 Në ora: 16:09
Drita dhe Fer Volley janë me njërën këmbë në finalen e madhe

Të dielën, luhen përballjet e dyta të vlefshme për gjysmëfinalet e playoffit 2022, në konkurrencën e femrave.

Drita dhe Fer Volley janë në njërën këmbë në finalen e madhe, pas paraqitjeve dominuese në takimet e para si nikoqire.

Ekipi gjilanas në përballjen e parë, të luajtur në Gjilan, triumfoi me rezultat bindës, 3-0, kundër Skenderajt. Pavarësisht rezistencës së fortë të vashave nga Skenderaj në dy setet e parë, ishin të pa fuqishme që në fund të parandalonin humbjen.

Po aq bindëse sa Drita në ndeshjen e parë, ishte edhe Fer Volley, e cila si nikoqire mposhti M. Technologien, me rezultat 3-0, në përballjen tjetër gjysmëfinale. Ferizajaset ishin superiore nga fillimi deri në fund, por ende nuk kanë kryer punën krejtësisht.

Në rast se ekipi fitues i ndeshjes së parë gjysmëfinale, fiton edhe të dytën, kualifikohet në finale. Në të kundërtën, luhet ndeshja e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat