Drita siguron finalen e madhe

Volejboll

Drita siguron finalen e madhe

Më: 24 prill 2022 Në ora: 19:35
Drita

Ekipi gjilanas ka mposhtur edhe në përballjen e dytë, kësaj radhe si mysafire, Skenderajn, me rezultat 1-3.

Ishte përballje që u karakterizua me përmbysje të rezultatit nga Drita, e cila humbi setin e parë 25-19 nga rivalet nikoqire.

Mirëpo, në tri setet e ardhshme, Drita tregoi paraqitje brilante, duke fituar të tre, eventualisht për të siguruar finalen e madhe të playoffit.

Kujtojmë se ndeshjen e parë gjysmëfinale, vashat e trajnerit, Lorik Ilazi, e kishin fituar me rezultat 3-0.

Radio Televizioni i Kosovës transmeton drejtpërdrejt finalet e bujshme, të cilat do të zënë vend në datat që do të vendosen në koordinim mes FVK-së dhe RTK-së gjatë ditëve në  vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat