Fer Volley fiton me vështirësi kundër M. Technologie, për të kaluar në finalen e playoffit 2022

Volejboll

Fer Volley fiton me vështirësi kundër M. Technologie, për të kaluar në finalen e playoffit 2022

Më: 24 prill 2022 Në ora: 20:40
Fer Volley

Ekipi i Fer Volley ka fituar edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale të playoffit kundër M. Technologie, për të siguruar finalen, ku do të ndeshet me Dritën.

Fer Volley fitoi përballjen e dytë si mysafire me rezultat 2-3 (22-25, 25-23, 24-26, 25-21, 14-16), pavarësisht rezistencës së fortë të vashave të trajnerit Naser Krasniqi.

Ishte një përballje vërtetë spektakolare në Prishtinë, me ferizajaset që festuan në fund.

Fer Volley në finale do të ndeshet me Dritën, e cila më herët sot po ashtu siguroi finalen, pasi mposhti Skenderajn.

Datat e ndeshjeve finale do të përcaktohen gjatë ditëve në vijim, në bashkëpunim mes FVK-së dhe RTK-së, e cila do t'i transmetojë takimet drejtpërdrejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat