Sherife Behrami i jep fund karrierës

Volejboll

Sherife Behrami i jep fund karrierës

Më: 24 prill 2022 Në ora: 22:57
Sherife Behrami i jep fund karrierës

Sherife Behrami i jep fund karrierës si volejbolliste.

Shera ka pranuar mirënjohje nga presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci - në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të playoffit mes Skenderajt dhe Dritës - për kontributin e saj në volejbollin e Kosovës përgjatë 18 viteve karrierë, periudhë gjatë të cilës me krenari ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtares së Kosovës.

Ajo ishte katalizatori kryesor në sukeset e ekipit të KV Skenderajt, teksa ishte shpallur tre herë volejbollistja më e mirë në Kosovë, duke fituar po ashtu plot pesë herë çmimin si sportistja më e mirë e komunës së Skenderajt.

Shera u shpall kampione e Kosovës me Skenderajn, fitoi Kupën e Kosovës dhe Kupën e Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Sidoqoftë, fati i saj i keq me lëndime ndikoi që të ndërpriste karrierën derisa sa ishte në kulmin e saj të suksesit. Për shkak të dy lëndimeve të rënda që i pësoi në vitin 2018 dhe 2021, ajo detyrohet t'i jap fund karrierës së saj si volejbolliste.

Federata e Volejbollit të Kosovës i uron Sherës të gjitha të mirat dhe suksese të mëtutjeshme në jetën e saj personale dhe profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat