KV Llapi shpallet kampion në Ligën e Parë

Volejboll

KV Llapi shpallet kampion në Ligën e Parë

Më: 26 prill 2022 Në ora: 11:24
KV Llapi shpallet kampion në Ligën e Parë

KV Llapi shpallet kampion në Ligën e Parë, femrat (lindje)!

Vashat llapiane mbyllën sezonin në krye të tabelës me 39 pikë, pesë më shumë se përcjellësi më i afërt, kështu, nga edicioni i ardhshëm kanë siguruar pjesmarrjen në Superligën B.

Ekipi i Fetah Gashit në xhiron e fundit kishte mposhtur konkurrentin direkt për titull, KV “Vushtrria”, për të siguruar edhe matematikisht vendin e parë, njëherit edhe titullin kampion.

Llapi ngriti Kupën, të cilën kapitenes ia dhuroi presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci, ndërsa medaljet i ndau sekretari i përgjithshëm i FVK-së, z. Valon Nikqi së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj.

FVK përgëzon Llapin për titullin dhe i uron fat në Superligën B, sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat