Ramadani: Në presion nuk jemi 

Volejboll

Ramadani: Në presion nuk jemi 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2022 Në ora: 13:45
Ramadani: Në presion nuk jemi 

Të gjithë janë në pritje të ndeshjes së parë finale të play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll (femrat), mes Dritës së Gjilanit dhe Fer Volleyt. 

Pak ditë më parë këto ekipe u ndeshen mes vete në finale të Kupës së Kosovës, Drita ngadhënjeu me përmbysje të madhe, me rezultat 3:2. 

Kapitenja e Fer Volley, Valmira Ramadani, deklaron për gazetën kombëtare “Bota sot”, se janë duke u përgatitur për finalet e play-off-it dhe në asnjë mënyrë nuk janë në presion.

Image

“Siç dihet Fer Volley ka arritur pothuajse gjithë objektivat e veta që nga fillimi, fitues i Kupës së Federatës, pastaj finaliste në një ndeshje ku mund të them me pak fat edhe humbëm Kupën e Kosovës, por kjo veç se na motivon për fitore.

Në presion nuk jemi, vajzat janë të qeta e të etura për fitoret e radhës dhe mendojmë të bëjmë më të mirën tonë”, thotë Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat