Alimehaj: Komuniteti i volejbollit ta luftojnë të keqen 

Volejboll

Alimehaj: Komuniteti i volejbollit ta luftojnë të keqen 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2022 Në ora: 14:11
Alimehaj: Komuniteti i volejbollit ta luftojnë të keqen 

Visar Alimehaj, ish nënkryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ka emigruar në Kanada që 1 vit e gjysmë por punën vullnetare për Kosovën nuk e ndërprenë.

Ai në mënyrë vullnetare ka ndihmuar dhe ndihmon Federatën e Arteve Mikse Marciale të Kosovës dhe së bashku me bashkëshorten e tij Shpresa Loshaj, kanë themeluar organizatën “Pishtarët” e cila merret me mbrojtjen e ambientit dhe të drejtave të njeriut. Vitin e kaluar është zgjedhur anëtar i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv nga Asambleja e KOK. 

“Bota sot”: Tash e një kohë në Kanada, jeni të angazhuar në Federatën e Volejbollit të Kanadasë, cili është misioni juaj aty

Visar Alimehaj: Po, ka një kohë që jam angazhuar në Federatën e Kanadas në British Columbia. Jam Koordinator i programeve, bëjë organizimin e garave dhe kampeve për grupmosha nga U12 - U18.

“Bota sot”: Si e sheh dallimin mes volejbollit kanadez dhe atij të Kosovës?

Visar Alimehaj: Dallimin e shoh në dy aspekte: në kualitet dhe në kuantitet. Pra kanë cilësi dhe masovizim. Punojnë shumë për të arritur. Fëmijët që merren me sport apo aktivitete tjera kulturore zgjohen shumë herët për ti ndjekur ushtrimet e tyre. Ata çdo herë fillojnë në ora 6:30 në mëngjes ushtrime dhe pas ushtrimeve shkojnë në shkollë.

“Bota sot”: Çfarë i duhet më shumë volejbollit të Kosovës, të paktën në aspektin profesional?

Visar Alimehaj: Volejbolli i Kosovës ka mjaft njerëz profesional sepse është ndër federata që ka më së shumti doktora të shkencave. Ajo çfarë unë mendoj se i duhet volejbollit të Kosovës është uniteti, puna e përbashkët. Duhet i gjithë komuniteti i volejbollit ta luftojnë të keqen, mos ti lënë vend të keqes lër ndonjë interes të vogël. Të mirën ta përkrahin edhe nëse dhe kështu të krijohet një atmosferë unifikuese.

Pastaj ajo çka është shumë e rëndësishme është që të ketë plan strategjik dhe synime për 10 vitet e ardhshme dhe të gjithë të punojnë për atë synim. Mendoj se një plan kombëtar duhet ta hartoj edhe Ministria e Sportit për të gjithë sportistët, trajnerët dhe federatat.

“Bota sot”: Si e shihni ju atë plan kombëtar?

Visar Alimehaj: Ministria duhet ti caktoj disa kritere bazë. P.sh për trajnerët e të gjitha sporteve të ketë disa trajnime bazike për ti edukuar trajnerët me disa parime. Aty duhet të përfshihen siguria në sport (pra qysh një trajnerë duhet të kujdeset që sportistet janë të sigurt për të filluar ushtrimet, ta kontrollojnë fushën apo terrenin ku kanë mi mbajt ushtrimet pastaj të dijnë se cilat janë mënyrat e bullizmit dhe si ti parandalojnë. Gjithashtu një segment tepër më rëndësi është ngacmimet seksuale.

“Bota sot”: A mendoni se ish volejbollistët dhe ish volejbollistet e spikatura, po lihen anash, nuk po angazhohen në pozitat e merituara qoftë në Kombëtare qoftë në federatë, është dëm i madh për këtë komunitet?  

Visar Alimehaj: Ta them të drejtën, atë që kam mësuar në Kanada është se secilën organizatë sportive duhet ta udhëheqin profesionistët e atij sektori. Duhet të zgjedhen në bazë të meritokracisë. Mendoj  që secili që ka kontribuar apo është duke kontribuar në volejboll nuk mundë të jetë pjesë në federatë domosdoshmërisht.

Ajo/ai mundë të japin kontributin e tyre edhe në mënyra tjera, në klube, në gazetari sportive apo edhe duke dhënë kritika apo këshilla për ndonjë punë që mendon se duhet të bëhet ashtu. Kritikat janë gjëja më e mirë, sepse ajo ndihmon në përmirësim të paktën tek ata që kanë moral të punës dhe kritikat i marrin si obligim për punë ma të mirë.

“Bota sot”: A janë me kontrata selektorët në Kanadë, dallojnë me të Kosovës?

Visar Alimehaj: Për të qenë selektor në Kanada ka një varg çertifikimesh, trajnimesh dhe kontrolla nga shumë profesionist. Nuk mundë të arrish deri aty me asnjë njoftësi vetëm nëse i ke plotësuar të gjitha kriteret. 

“Bota sot”: Jeni njeriu më i guximshëm, që hapur e keni thënë vitin e kaluar se ka abuzime seksuale në përgjithësi sportin e Kosovës. Deklarata e juaj ka shqetësuar shumë por në anën tjetër po i vetëdijeson edhe prindërit që të kenë kujdesin më të madh me fëmijët e tyre. Si e sheh këtë anën? 

Visar Alimehaj: Faleminderit për atë epitet. Nuk mendoj se isha më i guximshmi por vetëm e kam thënë me zë atë që shumica e thonë në heshtje. Mendoj se autoritet e sportit e sidomos Ministria e Sportit duhet ta ketë këtë temë si prioritet.

Pra ti vetëdijësoj të gjithë akterët qoftë trajnerët, udhëheqësit e klubeve apo federatave gjithashtu edhe vetë sportistët. Nganjëherë sportistja/i nuk e din si duhet me vepru në atë rast e posaçërisht kur është e/i mitur.
Më mirë është ti parandalojmë se sa ti përballojmë pasojat.

“Bota sot” A do të kthehesh si zyrtar në FVK?

Visar Alimehaj: Momentet më të vështira i kam kaluar me Volejbollin e posaçërisht me KV Peja dhe me FVK-në. Gjithmonë mendoj se i kam borxh FVK-së dhe komunitetit të Volejbollit. Gjithmonë mendoj se unë duhet të bëjë diçka më tepër për ta.

Unë do të vazhdoj të kontriboj për sportin kosovar çdo herë aty ku kërkohet ndihma ime në mënyra të ndryshme.

“Bota sot”: Jeni duke pritur një kohë të gjatë për botimin e një libri. A keni bërë kërkesë për botim, ku i keni bërë dhe çfarë tematike ka ky libër.

Visar Alimehaj: Faleminderit për këtë pyetje. Po është e vërtet se jam duke pritur për botimin e librit. Libri titullohet "Drejtësia Sportive në Kosovë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për Sport CAS".

Është libri i parë në Kosovë me tematiken e Arbitrazhit. Kamë bërë dy kërkesa në MKRS, një në KOK dhe një në komunën e Pejës. Nuk kam marr asnjëherë ndonjë përgjigje nga asnjë, asnjë nuk ka kërkuar ta shikoj njëherë se çfarë është ky libër dhe kujt do ti kontriboj. Qëllimi i kërkesave për botim ka qenë që ky libër të shpërndahet falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat