Fer Volley për dy vite të ekzistimit, synon trofeun e dytë 

Volejboll

Fer Volley për dy vite të ekzistimit, synon trofeun e dytë 

Nga: K.G. Më: 28 prill 2022 Në ora: 15:42
Fer Volley për dy vite të ekzistimit, synon trofeun e dytë 

Klub që dy vite u themelua, me një trofe dhe tani synon trofeun e radhës.

Është Fer Volley nga Ferizaj, që ka fituar Kupën e Federatës, tani synon edhe titullin e kampionit të Kosovës.

Vashat ferizajase po përgatiten për sfidën e parë të madhe finale në Gjilan kundër Dritës. 

Kryetrajneri i Fer Volleyt, Edon Ibrahimi, është krenar për volejbollistet që ka.  

“Gjithçka filloi 2 vite më parë kur Fer Volley edhe u themelua, ama u themelua me ide të qarta me idenë që të tregojmë vlerat tona, e filluam si një ëndërr që shumë pak kush e besoji në fillim kurse sot e jetojmë së bashku  … 

Fer Volley gjatë sezonit sportiv 2021/22 ka arritur të fitoj një finale në Kupën e Federatës dhe të humb një në Kupën e Kosovës në përballje me KV Dritën, gjithsej dy ekipet janë takuar 5 herë gjatë këtij kampionati ku kemi dy fitore dhe tre humbje .

Fer Volley është gati dhe super i motivuar që edhe më tutje të tregoj potencialin dhe seriozitetin e punës 1 - vjeçare . 

Finalet e PLAY-OFF it luhen me 3 ndeshje të fituara, ndeshja e parë  luhet në Gjilan kurse të ejnten luhet ndeshja kthyese e kështu me rradhë … 

Ne ftojmë të gjithë tifozërin Ultras Ujqit qytetarë të Ferizajit, shoqëri, familjarë që të jemi të bashkuar dhe pranë vajzave tona që me shumë krenari po përfaqësojnë qytetin tonë të dashur Ferizaj”, shkruan në faqen e Fer Volleyt. Ndeshja luhet të shtunën (20.30) në palestrën “Bashkim Selishta Petriti “ në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat