Drita tregon fuqinë në finalen e parë ndaj Fer Volleyt

Volejboll

Drita tregon fuqinë në finalen e parë ndaj Fer Volleyt

Më: 30 prill 2022 Në ora: 23:31
Drita tregon fuqinë në finalen e parë ndaj Fer Volleyt

Fitorja në ndeshjen e parë të finales së madhe i takon Dritës.

Drita ka mposhtur Fer Volleyn me rezultat 3:0 (25:20, 25:21, 25:21) në sete, në ndeshjen e parë të vlefshme për finalen e madhe të playoffit për vitin 2022, në konkurrencën e femrave.

Ishte një përballje e fortë në Gjilan, në të cilën vashat 'Intelektuale' arritën të triumfojnë në të tri setet, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të rivaleve nga Ferizaj.

Lojtaret e Lorik Ilazit do të tentojnë të përsërisin të bëmat e sontme në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet të mërkurën.

Kujtojmë se ekipi i parë që regjistron tri fitore shpallet kampion i Kosovës për sezonin respektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat