Presidenti i afërt me klube!

Volejboll

Presidenti i afërt me klube!

Nga: K. G. Më: 4 maj 2022 Në ora: 13:48
Presidenti i afërt me klube!

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, mundohet të jetë sa më i afërt me klube e Kosovës.

Ai shihet në mesin e klubit Drita të Gjilanit, pas fitores me rezultat 3:0 ndaj Fer Volleyt, në ndeshjen e parë të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës (femrat).

Një fotografi që u sigurua, shihet Gjinovci në prapavijë, ka gjasa që ka qëlluar rastësisht në të njëjtin lokal të festës.

 Ai edhe më herët ka thënë se do të jetë në shërbim të klubeve, por kësaj radhe është zënë në pozicion më të thjeshtë.

Në anën tjetër shihen edhe klubi Drita pas ndeshjes, duke festuar fitoren e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat