Më shumë shikues në okupim se sa sot në volejbollin e Kosovës 

Volejboll

Më shumë shikues në okupim se sa sot në volejbollin e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2022 Në ora: 14:54
Më shumë shikues në okupim se sa sot në volejbollin e Kosovës 

Të gjithë ishin dëshmitarë se në finalet e Kupës së Kosovës në volejboll (femra e meshkuj), interesimi i shikuesve ka qenë i vogël, shumë i vogël në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë.

Përveç në Gjilan që mund të mbushet palestra e sportit në ndeshjet vendimtare apo në derbi, në palestra tjera ka pak shikues.

Bie në sy një fotografi e para 26 viteve përkatësisht në vitin 1996, në kohën e okupimit, në salla të improvizuara, ku shihet në prapavijë numër i madh i shikuesve.

Image

Sot

Në foto është Drita e Gjilanit me disa volejbolliste të asaj kohe, që lanë gjurmë kudo që luajtën.

Kjo fotografi është një dëshmi se shikueshmëria ka qenë dhjetëfish më e madhe në okupim se sot që jemi në shtetin e pavarur e të njohur ndërkombëtarisht.

Ky është një tregues më i mirë se cilësia ka qenë jashtëzakonisht e mirë dhe për atë edhe nuk ka munguar shikuesi, madje ka shikuar ndeshjet në rrethana të pazakonta, ku kanë qenë edhe i kërcënuar nga okupatori serb. 

Sot në liri, në palestrat e bukura, ulëset vajtojnë për shikuesit e sportit skofiar, vallë, nuk ka cilësi dhe ka ikë shikuesi! 

Ky është realiteti i volejbollit të Kosovës. 

Po mundohen me lojtare të huaja t’i japin një cilësi, por shikuesi i Kosovës zor të mashtrohet sepse e njeh në thelb sportin skofiar!

Mungojnë lojtaret e asaj kohe që luftonin edhe me atomin e fundit, për atë edhe shikuesit përcillte lojërat e tyre me emocione edhe në ato rrethana të rënda.

Shi e në borë shkonin për t’i përcjellë vashat e arta të asaj kohe, sot ka ikë shikuesi, një tregues shqetësues për volejbollin tonë, që veçse po futet në një greminë të madhe.

Ata që duhet të flasin po heshtin, frikë nga hakmarrja!

Ai që kritikon edhe nuk shikohet me sy të mirë, kjo heshtje vetëm e dëmton volejbollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat